Nevina Shtylla e ftuar në “Pushime on Top” është pyetur nëse do jetë e afërt dita që ajo do shkojë drejt altarit apo jo.
Sipas moderatores nuk e ka vendosur ende nëse do bëjë një dasmë apo jo, por nëse do bënte, do ishte një festë e bukur që do bëhej për t’u kënaqur ajo dhe partneri dhe jo të mendonte për sikletet dhe hallet për t’ja bërë qejfin njerëzve.
Eni Shehu: Vetëm me televizionin kanë lidhje këto surprizat në shtator?
Nevina Shtylla: Vetëm me televizionin. Vetëm një surprizë kisha unë këtë vit që bëra një festë të bukur për ditëlindje. Ato të tjerat që keni qejf juve i kemi lënë.
Eni Shehu: Në shtator drejt altarit?
Nevina Shtylla: Jo mo zotëri nuk kemi kështu gjërash, nuk kemi altare, nuk kemi dasma, rri i qetë, nuk ka aheng për ty as këtë vit. Do gjejmë ndonjë kolege tjetër që na martohet të shkojmë t’i bëjmë qokën në dasmë.
Eni Shehu: Martesë apo bashkëjetesë?
Nevina Shtylla: Bashkëjetesë dhe më pas martesë.
Eni Shehu: Dasmë të përbashkët apo të ndarë?
Nevina Shtylla: Të përbashkët. Unë e shijoj kur i kam të gjithë njerëzit e mi të dashur afër vetes dhe tek njerëzit e dashur fut edhe ata që do të jenë pjesë e familjes sime të ardhshme.
Eni Shehu: Nuse një ditë të vetme apo disa ditë?
Nevina Shtylla: Një ditë, unë jam gjithmonë me mendjen një ditë shijohet një herë e mirë dhe mbyllet aty. Tani se çdo bëj, ka mundësi të mos jetë as një ditë, të mos ketë fare, kështu që mos bëj dasmë fare. Nuk besoj se do bëj ndonjëherë dasmë, por po bëra do jetë në variantin e një feste të bukur, përtej sikleteve dhe halleve për të bërë qefin e gjithsecilit dhe mbi të gjitha në festë nëse ndodh për t’u shijuar nga unë dhe partneri.
Top Channel