Në daljen e fundit si drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, foli në çelje të garës për ndërtimit e portit të ri në Porto Romano.
Me emocionet e fjalimit të fundit, teksa pasdite, në seancën plenare, pritet të emërohet ministër i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se ky port me kapacitete disa herë më të mëdha se sa porti aktual i Durrësit, i duhet vendit përballë “hovit të ri që ka marrë”.
“Ndërtimi i një porti nuk është thjesht çështje ekonomike, është çështje shtetndërtuese. Na takon të ecim në shtratin e ambicieve të vjetra, teksa vendi ka marrë një hov të ri dhe të pashmangshëm nëse duhet të sigurojmë zinxhirët e vendit në një kohë të turbullt.
Kjo garë vjen si një produkt i një vendimmarrjeje të lirë. Mirënjohje për mundësitë që më dhatë ta përjetoja këtë rrugëtim”.
Top Channel