“Nuk bën asnjë dallim nëse është Nikolla apo Spiropali”, Bardhi: Do të vijojë dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur interesat korruptive

30/07/2024 19:19
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi pas seancës së jashtëzakonshme ku u zgjodhën 4 ministra të rinj dhe kryeparlamentarja e re.

“Së pari më lejoni të shpreh qëndrimin tonë në emër të grupit të PD për këtë që ndodhur sot. Nga sot krimi i organizuar është dhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinetin qeveritarë, individë anonimë, që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara na qarkun e Durrësit.

Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit. Edi Rama kontrollon gjithçka. Deputetët e tyre i trajtojnë si kartona që ngrihen dhe ulen, jo si përfaqësues të interesit publik. Keni dëgjuar ndonjëherë km të kërkojë ndjesë për Ahmetajn, Beqajn, Tahirin, Kokën? Të gjithë ministra të shkuar para drejtësisë për shkak të aferave të qeverisë. Nuk e ka bërë kurrë. Në vend që të vendosë pikën te problemi, nuk thotë jam unë, por problemi është Klevis Xhoxhi apo Zaka e Korçës.Kjo tregon se sa kohë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive, do të thotë që mollët dhe dardhat i kanë ngrënë bashkë, kanë shtuar dhe qofte”, tha Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA