“Napoli, kujdes! Lukaku nuk është më ai i Interit, Osimhen nivel tjetër”

30/07/2024 09:14

Victor Osimhen është me valixhe gati dhe Napoli ka zgjedhur ta zëvendësojë bomberin nigerian me Romelu Lukakun, “fiksimin” e trajnerit Antonio Conte.

Vetë sulmuesi belg është gati të sakrifikojë nga paga e tij sezonale për t’u transferuar nga Chelsea te Napoli.

Një lëvizje e tillë nuk e sheh me sy të mirë Giuseppe Falcao, djali i legjendës braziliane Paulo Roberto Falcao – i cili kaloi 5 sezone të jashtëzakonshme te Roma.

Lukaku zhvilloi një sezon të rëndësishëm te Roma, por nuk mund të kalohet nga Osimhen tek ai. Do të ishte një hap pas për Napolin.

Belgu është 31 vjeç, ndërkohë që Osimhen (25) është një futbollist në rritje. Ndoshta te Napoli marrin Lukakun dhe investojnë në reparte të tjera…

Ama, edhe pse e dua Lukakun ka diferenca mes të dyve. Osimhen të garanton 20 gola në sezon edhe në versionin e tij më të keq.

Ndërkohë që Lukaku nuk është më ai i Interit. Është më pak i frikshëm dhe nuk mund të shitet në të ardhmen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA