“Mungesë ndjeshmërie”, Bella Hadid: Jam e shokuar dhe e trishtuar nga fushata publicitare e Adidas (Fotot)

30/07/2024 16:30

Modelja amerikane Bella Hadid ka folur së fundmi pas një fushate publicitare me grupin Adidas e cila u kritikua për ato që kompania justifikohej duke i quajtur “lidhje të paqëllimshme” me Olimpiadën e Munihut të vitit 1972.

Hadid, e cila është gjysmë palestineze me origjinë, tha: “Jam e shokuar dhe e zemëruar, gjithashtu e zhgënjyer nga mungesa e ndjeshmërisë që karakterizon këtë fushatë”.

Fushata e reklamës së atleteve të stilit klasik ‘retro’ – SL72s – i referohet Lojrave Olimpike 1972 ku 11 atletë izraelitë dhe një oficer gjerman policie u vranë në një sulm të deklaruar nga një grup palestinez i quajtur ‘shtatori i zi.”

Adidas më pas kërkoi ndjesë duke thënë se do të ndryshonte produktin e saj ndërsa konfirmonte se Hadid nuk do të ishte pjesë e saj.

27 vjeçarja Hadid, ka folur shpesh në mbrojtje të palestinezeve që prej nisjes së sulmeve izraelite në Gaza, dhe ka bërë donacione për ndihmat në zonën e konfliktit.

“Nuk do të isha përfshirë kurrë me ndërgjegjie në një detyrë apo art të lidhur me një tragjedi të tillë,” tha Hadid dhe në një deklaratë, duke shprehur zhgënjimin me referencat kohore e historike të produktit.

Ajo shtonte më tej: “Jam e shokuar dhe e zemëruar nga mungesa e ndjeshmërisë e kësaj fushate publicitare, në të cilën nuk do të kisha marrë kurrë pjesë me ndërgjegje”.

Klipi i publikuar këtë muaj nis me Hadid që mban lule në prezantimin e produktit që është lëshuar në treg për herë të parë 1972.

“Palestina nuk është një sinonim i terrorizmit dhe kjo fushatë publicitare evidenton një ngjarje që nuk përfaqëson Palestinën, unë jam krenare që jam gjysme-palestineze”.

Modelja shtonte më tej: “Jam gjithashtu krenare që refuzoj racizmin e antisemitismin, dhunën e luftën. Do të mbroj përherë paqen në vend të urrejtjes, jo vetëm për popullin tim, por për çdo njeri në botë”.

Kompania Adidas Originals shkruante më herët në një deklaratë se lidhja me ngjarjen e 1972 ishte “aksidentale” dhe kërkonte ndjesë për stresin e shkaktuar.

FOTO GALERI
2/3
"Nuk do të isha përfshirë kurrë me ndërgjegjie në një detyrë apo art të lidhur me një tragjedi të tillë," tha Hadid

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA