Dy burrat po pinin së bashku kur nisën të debatonin pyetjen klasike se cila ka dalë në fillim, pula apo veza.

Mediat në Indonezi thonin se rrjedhimisht një nga burrat kishte qëlluar për vdekje me thikë të njohurin e tij, kur debati mes dy burrave nën efektin e alkoolit kishte dalë jashtë kontrolli.

I dyshuari i identifikuar si DR, kishte qëlluar me thikë për vdekje Kadir Markus, 47 vjeç nga Muna në provincën juglindore të Sulawesi, në ngjarjen e rëndë të 24 korrikut, tha përfaqësuesi i policisë La Ode Arsangka.

DR kishte ftuar Markus për një gotë, pasi kishin kryer një marrëveshje tregtare së bashku, dhe nisën të luanin me gjëegjëza me njëri-tjetrin, shkruanin mediat vendase.

Kur nisi përkeqësimi i argumentit Markus ishte ngritur të largohej, por DK kishte marrë një thikë dhe e kishte ndjekur me biçikletë, para se ta sulmonte disa herë, sipas policisë.

I dyshuari është arrestuar, tha kreu i policisë së Tongkuno, Iptu Abdul Hasan.

“Ai është akuzuar për vrasje dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri me 18 vjet burg,” tha Hasan, sipas The Indepentent.

DK raportohet më tej se kishte përdorur një ‘badik’, thika tradicionale e fisevea borigjene të jugut të Sulawesi, për të kryer vrasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA