Imami britanik burgoset përjetë, akuzohet për ‘predikim urrejtjeje’ dhe terror (fotot)

30/07/2024 21:51

Predikuesi islamik Anjem Choudary është burgosur përjetë sot nga gjykata e Woolwich pranë Londrës për drejtimin e organizatës Al-Muhajiroun, të etiketuar terroriste.

Choudary i arrestuar prej vitit të kaluar, është dënuar me një minimum prej 28 vjetësh për atë që policia quante “impakt radikalizues” ndaj terroristëve me anë të leksioneve të tij online.

Duke dhënë vendimin e tij, gjykatësi Mark Wall tha se Choudary ishte “në drejtim të plotë të një grupi terrorist” pasi inkurajonte të rinjtë të nisnin aktivitet radikal”.

Zhvillimi vjen pasi grupi i predikuesit ishte infiltruar nga agjentë të policisë që kishin qenë prezentë në leksionet e tij në vitet 2022 e 2023, të mbajtura në platformën online Element.

Një prej oficerëve tha në gjyq se provat e prezantuara tregonin se “Choudary vijonte punën e mbështetjes së terrorizmit dhe radikalizimit të ndjekësve”.

Grup i themeluar nga Omar Bakri Muhammad, kishte mbetur pa një drejtues kur ky i fundit u burgos në Liban në 2014, dhe zyrtarët anglezë thonë se Choudary e kishte zëvendësuar për të mbushur hapësirën.

Në vitin 2016, Choudary ishte dënuar me pesë vjet burg për mbështetje të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Ai ishte liruar prej lehtësirave ligjore në 2018 për të rinisur leksionet e tij me të rinjtë muslimanë.

Detektivi Murphy shtonte: “U bë e qartë se ai e konsideronte hapësirën online si një mënyrë e hapjes së ideve të tij dhe gjithnjë e më shumë njerëz po përfshiheshin me të dhe Choudary shtonte influencën e tij me këta individë.”

Ndihmësi i tij Khaled Hussein, 29 vjeç nga Kanadaja gjithashtu u burgos si një “ndjekës dhe mbështetës i dedikuar” Choudary.

Provat tregonin se Hussein vepronte si një asistent personal i Choudary, duke ndihmuar me leksionet online dhe publikimet e teksteve ekstremiste. Choudary u arrestua një vit më parë në Londër kurse Hussein, nga Edmonton, Kanada u ndalua disa ditë më vonë në aeroportin e Heathrow në Lonër kur vinte për ta takuar, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
2/3
Në vitin 2016, Choudary ishte dënuar me pesë vjet burg për mbështetje të të ashtuquajturit Shteti Islamik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA