Në gjykatën e Elbasanit është mbajtur procesi i radhës për Dritan Dajtin.
Në seancën e radhës ndaj Dritan Dajtit të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i IEDVP Peqin.
Gjykatësja vendosi vijimin e seancës pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës.
Dajti nga ana e tij që në fillim të seancës ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetën të dhënë kohë më parë. Ky proces sipas Dajtit përveç rregjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me rregjistrimin vidio të këtij procesi . Kjo kërkesë e Dritan Dajtit sipas Gjykatëses për momentin është e pamundur të realizohet teknikisht sepse nuk ka infrastrukturë për rregjistrim audio dhe vidio.
Aktualisht në Gjykatë është i mundur vetëm regjistrim audio i seancave Gjyqësore.Është një draft i KLGJ që në një të ardhme do mund të realizohen teknikisht regjistrime audio dhe video. Dajti pretendon se dinamika e vuajtjes së dënimit prej tij e paraqitur në Gjykatë nga IEVP Peqin nuk është llogaritur saktë.
Ndërkohë që seanca pas 37 minutash u ndërpre për mungesë të sinjalit të internetit në IEDP Peqin .Vijimi i seancës ishte i pamundur për një kohë të shkurtër nëpërmjet vidiokonferencës me Dritan Dajtin.
Avokati Alban Qafa ndërkaq ka akuzuar për mungesë korrektësie të komunikimit shkresor IEVP Peqin me kërkuesin, mbrojtjen dhe Gjykatën.
Sipas përfaqësueses së Prokurorisë, kërkuesi Dritan Dajti ka të drejtën e ankimimit për të gjitha çështjet që gjykon se i janë mohuar të drejtat.
Top Channel