Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasi mjetet me të cilat udhëtonin u përplasën në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër.

Sipas policisë, një furgon me drejtues shtetasin m iniciale G.F. dhe një makinë me drejtues shtetasin me iniciale S.O. u përfshinë në aksident. Të plagosuri u dërguan në spital, ku ndodhen jahstë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA