Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt , sipas mediave të huaja, ka pësuar një dëmtim në kokë nga një aksident tepër i rëndë.
Autoritetet thanë për TMZ se 20-vjeçari po ngiste biçikletën e tij elektrike në Los Anxhelos, kur goditi pjesën e pasme të një makine. Menjëherë ai u dërgua në spital me dhimbje të rënda në kokë. Mësohet se ai nuk mbante helmetë në momentin e përplasjes.
Sipas policisë, Pax Jolie-Pitt po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën. Shoferi i makinës thuhet se ka dalë dhe kontrolluar Pax-in e plagosur përpara se të arrinin policia dhe mjekët. Ndërsa është e paqartë saktësisht se ku u përplas me makinën, dëshmitarët në vendngjarje thanë se ai kishte dhembje të tmerrshme në ije dhe kishte pësuar dëmtim në kokë nga përplasja.
Angelina Jolie and Brad Pitt’s son Pax Jolie-Pitt rushed to hospital with head injury after terrifying crash https://t.co/BHIantROzs pic.twitter.com/UysLmpemm7
— Daily Mail Online (@MailOnline) July 30, 2024
Fillimisht, u mendua se Pax mund të kishte gjakderdhje të brendshme, kështu që ai u dërgua me urgjencë në spital për të parandaluar më të keqen. Sipas një burimi për TMZ , pas shtrimit në spital, Pax ishte në gjendje të qëndrueshme, megjithëse çfarë lëndimesh ka marrë mbetet ende e paqartë.
Angelina Jolie, Brad Pitt’s Son Pax Jolie-Pitt Injured in Bicycle/Car Accident | Click to read more 👇 https://t.co/2YUNPoaklD
— TMZ (@TMZ) July 30, 2024
Top Channel