Zjarr masiv në Evia të Greqisë, qindra zjarrfikës në përpjekje për të shuar flakët. Evakuohen banorët 

29/07/2024 22:53

Forcat tokësore të zjarrfikësve në Evia të Greqisë po luftojnë me flakët edhe gjatë natës, ndërsa puna e shuarjes së flakëve është vështirësuar për shkak të erërave të forta që fryjnë në zonë.

Në orët e pasdites, Zjarrfikësja me 189 perona dhe 96 automjete ka shtuar vazhdimisht forcat. Në zonë është edhe ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias, ku ankthi për banorët ka arritur kulmin.

“Të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile janë në një betejë të vërtetë për të kontrolluar zjarrin në Evia. Jemi në zemër të sezonit të zjarreve dhe kushtet në periudhën e ardhshme sipas ekspertëve do të jenë më të vështira”, theksoi ministri.

Një zjarrfikës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa zjarri vijon prej orësh që në 15:00 të mesditës.

Banorëve të zonës i është kërkuar të largohen nga zona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA