Dy fëmijë kanë vdekur nga sulmi me thikë në Angli, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Southport të Merseyside, ku një person filloi të sulmonte me thikë disa fëmijë dhe më pas edhe njerëz të tjerë.
Policia ka arrestuar autorin, një adoleshent 17-vjeçar, i cili jetonte në një fshat aty pranë. ndërsa gjashtë persona të tjerë janë në gjendje kritike.
Fëmijët që ndodheshin aty, ishin duke marrë pjesë në një event me këngëtaren e njohur Taylor Sëift.
Hetimi është ende në fazat e hershme dhe motivi është ende i paqartë, por policia nuk e ka quajtur si terrorist.
Kryeministri Keir Starmer e quajti ngjarjen “me të vërtetë të tmerrshme” dhe “i gjithë vendi është thellësisht i tronditur”.
Sulmuesi, i përshkruar si i veshur me një maskë në fytyrë, mbërriti në Hart Street me një taksi dhe refuzoi të paguante tarifën, tha një dëshmitar.
Shumë njerëz raportuan se kishin parë disa fëmijë të vegjël të gjakosur në rrugë, pasi u goditën me thikë. Disa dëshmitarë thonë gjithashtu se dëgjuan një grua që vraponte në rrugë duke bërtitur “vajza ime është goditur me thikë”
Top Channel