Përplasja e trenit të pasagjerëve me kamionin lë dhjetëra të plagosur në Rusi (fotot)

29/07/2024 19:29

Zyrtarët rusë inspektonin sot vendin e daljes nga binarët të një treni pasagjerësh që u përplas me një kamion në rajonin jugor të Volgograd. Më shumë se 100 njerëz u plagosën në aksidentin e trenit me rreth 800 pasagjerë, që udhëtonte mes qyteteve Kazan e Adler kur u përplas në kryqëzimin e pambrojtur, tha guvernatori i Volgograd, Andrei Bocharov.

Në pamje shiheshin pjesë të kamionit tº shkatërruar në fushë pranë binarëve, ndërsa disa vagonë ishin rrëzuar në anë.

“Puna e emergjencës vazhdon në vendin e daljes së trenit nga shinat. Nëntë vagonë kanë dalë nga binarët dhe shtatë janë rrëzuar në anë. Numri i të plagosurve është rreth 100”, tha ministria ruse e emergjencave, duke shtuar se rreth 30 ishin në spital dhe se mes të plagosurve kishte 15 fëmijë.

Hekurudhat ruse fajësonin për aksidentin shoferin e kamionit.

“Shoferi ka bërë shkelje serioze në kryqëzim kur sinjalistika nuk funksiononte si duhet. Treni kishte aplikuar frenimin e emergjencës por nuk mund të shmangte përplasjen prej distancës së shkurtër. Shpejtësia e tij në komentin e përplasjes ishte 65 km në orë”, thuhej në deklaratë sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
2/7
Treni që udhëtonte mes qyteteve Kazan e Adler kur u përplas në kryqëzimin e pambrojtur, tha guvernatori i Volgograd, Andrei Bocharov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA