Bisedat në SKY ECC/ Pushimi i hetimit për 3.4 milionë eurot e gjetura në Toyota Yaris çuan në pranga kryeprokurorin e Vlorës, gati dosje e re për “Metamorfozën”

29/07/2024 20:41

Dosjet e hetuara në Vlorë i patën bërë bashkë, por karriera i ndau pasi njëri qëndroi prokuror i zakonshëm dhe tjetri shkoi prokuror në SPAK.

Dosja hetimore me të arrestuar kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe urdhërues të prangosjes së tij  Klodian Brahon tregon pikërisht këtë , se si miqësitë marrin fund nëse njëri prej tyre kthehet në një të dyshuar mbasi ka shkelur ligjin.

Prokurori i çështjes Braho mësohet jo zyrtarisht se i kërkoi gjykatës antikorrupsion ti aprovojë katër masa sigurimi personal, mes tyre arrest me burg për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka i cili jo zyrtarisht deklarohet se është ekspozuar nga komunikimet në Sky Ecc gjatë përpjekjeve për të pushuar një hetim.

Tre të tjerët që nuk janë prangosur ende janë Eriona Daupaj dhe dy avokatët Radovan Cela dhe Astrit Vladi. Siç mëson Top Channel tre të fundit rezultojnë të kenë dalë disa ditë më parë jashtë vendit ndërkohë që ndaj tyre ka masa sigurimi personal si edhe ajo që u ekzekutua ndaj kryeprokurorit të Vlorës.

Burimet i thanë Top Channel se bëhet fjalë për pushimin e një hetimi që ishte nënndarje e Toyota Yaris dhe si ndërmjetës në komunikime shfaqet Astrit Vladi që është kushëri i Elvis Vladit dënuar për 3.4 milionë eurot e fshehura në mjetin Toyota Yaris vetëm për akuzën e mos deklarimit të parave.

Për katër të tjerë hetimet u pushuan dhe siç bëhet me dije në Sky Ecc bisedat e atyre që fituan nga drejtësia përmendin emrat e të dyshuarve, që nga pastrim parash fituan nga ish krimet e rënda  fillimisht përmes moskompetencës e më tej mungesës së provave. SPAK nuk ka njoftuar ende mbi këtë hetim, ndërsa jo zyrtarisht pranohet se një tjetër dosje për metamorfozën po bëhet gati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA