Egla Ceno ishte një nga të ftuarat e finales së “She’s On Top”, e cila ishte dhe pjesë e jurisë. Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP u shpreh se është gati për një film të ri, por duke mos zbuluar detaje rreth rolit të saj.
Argjira: Egla, si ke qenë këtë periudhë? Nuk të kemi parë shumë. Duam të dimë, ku ke qenë dhe me çfarë po merresh.
Egla: Kush jeni ju që doni të dini (qesh). Kam qenë shumë mirë, sigurisht që kam marrë dhe një periudhë për t’u rikuperuar edhe pas dëmit fizik, që tani është bërë histori. Kështu më shkoi gjysma e vitit në një mbyllje totale. Tani dhe mund të eci si këto modelet që keni këtu. Jam shum mirë të them të drejtën. Falënderoj për ftesën, është kënaqësi dhe nder për mua të gjendem në mes të kaq shumë bukurie. Edhe siç thotë poeti Dostojevski, te “Idioti”, bukuria do shpëtojë botën.
Argjira: Kemi diçka të re nga projektet, sepse ne e dimë që ti je natyrë që s’rri rehat. Çfarë presim nga ty Egla?
Egla: Kemi projekte të reja. Teatri është në planet e mia afatshkurtre. Pastaj kemi shpërndarje me përqëndrim, me qitje të afërt dhe të largët nëpër kinematografi dhe projekte.
Argjira: Me pak fjalë, ti po bën plane për filmin tënd?
Egla: Unë s’po bëj asnjë plan për filmin tim sidomos, sepse unë jam aktore. Nuk kam ndërmend të bëj ndonjëherë producenten e filmave, është një push që nuk më intereson të them të drejtën.
Argjira: Filmin tënd të radhës…
Egla: Jo plan, jam thjesht duke u përgatitur për personazhin e radhës.
Argjira: Mund të na zbulosh disa detaje?
Egla: Jo.
Top Channel