Vodhi çantën e dorës të një personi në Elbasan, arrestohet 39-vjeçari! E kishte fshehur në…

27/07/2024 10:05

Një 39-vjeçar është arrestuar në Elbasan, ku ka vjedhur çantën e dorës së një personi.

I arrestuari është E.L i cili në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i vodhi çantën e dorës një 67-vjeçari, në të cilën kishte sende personale dhe dy telefona celular.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, çanta u gjet e fshehur së bashku me sendet personale, të cilat u sekuestruan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA