Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27/07/2024 13:57
Dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar Dritan Dajtin në varrimin e nënës se tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Ceremonia e varrimit u krye në Tufinë. Më pas, Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin, një dënim ende i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, në proceset gjyqësore që janë mbajtur ndaj tij, Dritan Dajtit nuk është shoqëruar në gjykata me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, për arsye sigurie.
Top Channel