Pas “KAYO” vjen “MedAL”/ Drafti hidhet për konsultim publik, shoqëria 100% në pronësi të shtetit do të furnizojë spitalet me barna e pajisje mjekësore
Një adoleshent ka goditur me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, ku dyshohet se i mitur I. H., gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë R. V.
38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel