VIDEO/ Vidhte pajisje elektronike e celularë, në pranga 40-vjeçari në Tiranë, momenti kur thyen xhamin e një dyqani dhe…

26/07/2024 12:40

Një 40-vjeçar është arrestuar pasi vidhte pajisje elektronike dhe celularë në dyqane të ndryshme. 

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Phone store”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimeve të depozituara për disa raste vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone store”.

Gjazë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA