24/11 16:40
Gjatë paradës së flamujve, Shqipëria doli e katërta, e cila do të përfaqësohet nga 8 sportistë, teksa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meca dhe mundësi kampion bote, Zelmikhan Abakarov.
Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike në datën 27 korrik.
Një ditë më vonë është radha e notares Kaltra Meça, teksa në datën 30 korrik garon edhe Grisi Koxhaku në të njëjtën disiplinë.
Më pas radha e Atletikës. Franko Burraj zbret në pistë në datën 3 gusht. Një ditë më vonë sytë mbi Luiza Gegën.
Në fund ekipi i Mundjes. Abakarov e fillon në datën 8 gusht. Një ditë më vonë radha e Valiev, për ta mbyllur me Dudaev në datën 10 gusht.
Top Channel