Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu ishin të vetmit deputetë të opozitës që votuan pro projektligjit për planit afatgjatë të Forcave të Armatosura 2024-2033.
Projektligji u miratua me 78 vota pro dhe 21 kundër.
Ndërkohë, vetë Monika Kryemadhi propozoi një amendament për taksë zero për subjektet që merren me prodhimin apo mirëmbajtjen e armëvë, municioneve dhe pajisjeve të teknologjisë ushtarake.
“Duke pasur parasysh që industria e mbrojtjes përfaqëson një sektor të veçantë dhe kompleks, që kërkon një mbështetje të fuqishme nga qeveria dhe një strategji të mirëmenduar për zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme për shkak të tipareve që veçojnë nga industritë e tjera prodhuese, ku mund të përmendimin nevojën e investimeve të mëdha fillestare dhe vazhdimi për kërkimin teknologjik për prodhimin dhe mirëmbajtjen, përdorimin e teknologjive të tjera, rolin kritik për sigurinë e vendit, pajisjet me sistemet ushtarake që kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme me kosto të lartë të mirëmbajtjes. Prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake që kërkojnë vite për t’u realizuar, kërkesat për specialistë.
Unë propozoj që lehtësia tatimore për subjektet e licensuara për angazhimin në prodhimin e kërkimin për zhvillimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të teknologjisë ushtarake, të jetë në formën 0% në 10 vitet e para të aktivitetit”, tha Kryemadhi.
Amendamenti, që u përgëzua dhe nga ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi, u miratua me 77 vota pro dhe 2 kundër.
Top Channel