Hapja e Olimpiadës në Paris humbet shkëlqimin prej shiut, atletët e të ftuarit mbretërorë me mushama plastike (fotot)

26/07/2024 21:39

Hapja e Lojrave Olimpike 2024 sot në Paris nuk kishte shkëlqimin që pritej prej shiut të pandalur dhe qiellit gri që lanë disi në hije eventin në lumit Senë me rreth 300 000 spektatorë.

Plani francez për të mbajtur eventin në ambjent të hapur u kritikua dhe dështoi sipas mediave britanike, teksa politikanët, artistët dhe të ftuar të tjerë duhet të mbroheshin nga shiu i rrëmbyer.

Parada e organizuar në detaje nisi në 7.30 pasdite me 6000 atletët që marshuan nën urën Pont d’Austerlitz me mushama plastike në rreth 85 barkat ceremoniale.

Meteorologët që parashikuan shiun e pazakontë të korrikut kishin dhënë alarmin e tyre për ceremoninë e hapur por autoritetet duket që nuk ua vunë veshët.

Ndërsa në sheshin Trocadéro ku mijëra spektatorë ishin mbledhur për të parë ceremoninë në ekran dëshmuan vetëm fikjen e ekraneve si rezultat i motit të ujshëm.

Ceremonia nisi me një film të shkurtër me legjendën e futbollit Zinedine Zidan ndërsa më pas u fokusua në fëmijë të vegjël që luanin në brigjet e lumit, shkruan Daily Mail.

Në shumë aspekte ceremonia u fokusua në historinë e qytetit. Flaka olimpike kaloi para dyqanit të stilistit të famshëm Louis Vuitton, para se një performancë kërcimi i referohej rindërtimit të katedrales së Notre Dame pas zjarrit të vitit 2019.

Organizatorët shpresonin që Lojrat të shkonin mirë pas sulmit kibernetik ndaj sistemit hekurudhor francez më herët.

Parada u mbyl para Trocadero dhe kullës Eiffel ku u kaloi pishtari olimpik dhe u zhvillua shfaqja finale.

Zhvillimet e sotme vijnë pas 200 ditë provash të numrave të ceremonisë që përsëri nuk evituan dot dramën  e Olimpiadës.

Në fotogalerinë e mëposhtme gjeni momentet më të rëndësishme të hartuar nga rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
1/16
Hapja e Lojrave Olimpike 2024 sot në Paris nuk kishte shkëlqimin që pritej prej shiut të pandalur dhe qiellit gri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA