Masakër në Nigeri/ Persona të armatosur vrasin të paktë 40 civilë, ushtria kryen sulme ajrore kundër bandave Rrjete të ndryshme lajmesh kanë kritikuar dje kryeministrin izraelit për shtrembërime të veprimeve të ushtrisë në Gaza, duke u përpjekur të mbulonte faktet në fjalën e tij në Kongresin e SHBA.
Një nga pasaktësitë kryesore të Netanyahu gjatë fjalimit të tij një orë të gjatë ishte pretendimi se “asnjë civil nuk është vrarë në qytetin jugor të Rafah”, i cili u pushtua nga ushtria e Izrelit në fillim të majit, sipas rrjetit turk Anadolu.
Shumë raportime kanë folur për bombardime e sulme ajrore me viktima civile në qytetin e Gazës.
Disa ligjbërës demokratë nuk ndoqën fjalimin në Kongres ndërsa jashtë ndërtesës së Capitol protestuesit bënin thirrje për ndalimin e luftës në Palestinë.
Rrjeti vendas The Associated Press shkruante: “Netanyahu, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm që prej nisjes së luftës, përpiqet ta portretizojë veten si shtetar i respektuar si në Izrael dhe në Uashington. Por kjo është shumë e komplikuar në SHBA prej ndasive që ka sjellë konflikti në Palestinë, i kthyer tashmë në një cështje kyçe për zgjedhjet presidenciale”.
Rrjeti Washington Post theksoi komentin e Netanyahu për lejimin e ndihmës humanitare në Palestine, që ishte në kontradiktë me deklaratat e agjencive të OKB dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës.
Rrjeti Politico shkruante se Netanyahu refuzonte akuzat për sulmet e Izraelit në Gaza, duke thënë se kjo nuk do të sjellë ndryshime në mbështetjen për Izraelin, si të demokratëve apo republikanëve amerikanë.
CNN tha se Netanyahu “gënjeu për rolin e Izraelit në krizën civile e humanitare në Gaza, duke theksuar se në fjalim ai u fokusua vetëm në luftën dhe ‘armiqtë’ e tij që ishin Irani, Gjykata e Hagës, dhe protestuesit pro-Palestinë.
Senatori Bernie Sanders kritikonte “kriminelin e luftës.”
“Kjo është hera e parë në histori që një krimineli lufte i bëhet ky nderim. Ai nuk duhet të jetë i mirëpritur në Kongresin amerikan”, shkruante Sanders.
Pelosi shkruante në rrjetin X: “Fjala e Benjamin Netanyahu ishte më e keqja e një zyrtari të huaj që nderohet të flasë në Kongresin e SHBA”.///AnadoluAgency//
Top Channel