Rihanna vazhdon të jetë një nga artistet me më shumë influencë në botë, teksa vazhdon të qëndrojë më seksi se kurrë.

Së fundmi, ylli i muzikës pop dhe R&B ka zgjedhur të vizitojë Nju Jorkun, ku me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, ka provokuar dhe fansat e saj.

Ajo ka mahnitur fansat, duke zbuluar qëllimisht të brendshmet e saj, teksa tregonte pamjen e saj të re.

“Meqenëse nuk do t’i arrij qëllimet e mia deri në verën e ardhshme, e ndryshova qëllimin tim të verës në përshtatjen e këpucëve me të brendshmet!”, ka shkruar artistja në klipin e postuar.

Rihanna është në një lidhje me artistin tjetër të njohur ASAP Rocky që nga viti 2020, teksa kanë dhe dy fëmijë së bashku.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA