Një shpërthim i mahnitshëm hidro-termal në ujërat e parkut natyror të Yellowstone në perëndim të SHBA ka kaluar fatmirësisht pa të lënduar, ndërsa masa e ngritur e ujit mahniti turistët vendas e të huajt që vizitojnë kompleksin e famshëm natyror.
Në pamje ishin regjistruar momentet e shpërthimit të frikshëm nëntokësor kur vizitorët nisën të vraponin për jetën e tyre në basenin termal Sapphire Pool, në Wyoming, SHBA.
Zyrtarët e parkut shpjegonin më pas se shpërthime të tilla janë evente të dhunshme e dramatike pasi lëshojnë papritur ujin e avullin e nxehtë me forcë, të shoqëruar me fragmente shkëmbi e balte, në lartësi deri dy km.
Ato ndodhin kur rezervuarë të cekët lëngu hasin në fushat termale të sipërme dhe kthehen në avull duke kërkuar më shumë hapësirë, që rrjedhimisht shkakton shpërthimin, shkruajne mediat vendase.
Studiuesit thanë: “Shpërthimet hidrotermike janë një rrezik i mundshëm edhe për formacionin e liqeneve termale, edhe pse ndodhin rrallë”
Vizitorja dëshmitare e shpërthimit Vlada March – e cila ishte me dy fëmijët, burrin e vjehrrën, tha për rrjetin KTLA 5: “Çdo gjë ishte në rregull, uji ishte blu dhe ne po kalonim pranë tij, kur papritur ndodh shpërthimi masiv”.
“Jemi mirënjohës që jemi gjallë.”
Zyrtarët e parkut të famshëm natyror thanë se po monitorojnë sizmologjjinë e rajonit edhe pse “shpërthimi nuk reflekton një ndryshim vullkanik”.
Top Channel