Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin “Selman Stermasi”

24/07/2024 09:30

Gjashtë ditë nga koncerti që do të mbahet në Tiranë, këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri, ka përcjellë një mesazh për fansat e saj.

Teksa nuk fsheh lumturinë e rikthimit në Tiranë, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Ferreri i ka ftuar të gjithë fansat që t’i bashkohen në koncertin që do të mbahet më 29 korrik, në Spectapolis Tirana, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

“Përshëndetje, unë jam Giusy Ferreri dhe jam shumë e lumtur t’ju them se do të shihemi së shumë shpejt në Tiranë, më 29 korrik, në festivalin Spectapolis, në stadiumin Selman Stermasi. Mezi pres t’ju përqafoj sërish të gjithëve dhe të kthehem në Tiranë. Shihemi shumë shpejt”, thotë ajo në videomesazh.

Bashkë me të në koncert do të performojë edhe këngëtari i njohur Jason Derulo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spectapolis (@spectapolis.tirana)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA