Bashkëkryetari demokrat i Grupit të Dialogut, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri diskutuan në Komisionin e Ligjeve projektligjin për Kodin Zgjedhor.
Gjiknuri: Nuk kemi të bëjmë me një reformë zgjedhore, nuk arritëm dot për shkak të mungesës së koncensusit. Adresimi ka të bëjë me tre vendimet e Gjykatën Kushtetuese, me votën e diasporës që ka krijuar paqartësi dhe shfuqëzimi i formulës së herësit, por jo heqjen e herësit.
(Qeshin deputetët e opozitës)
Vendimi i tretë, shfuqëzimi i pragut që ka kandidati i pavarur, që garon në një qark. Ne paraqitëm tre iniciativa, nisur nga propozimet e kolegëve.
Listat do të jenë publike në KQZ, do të kenë dijeni gjithë kohën. Bota mund të ketë 01 të elektoratit në jashtë shtete, ne kemi më shumë. Kemi një draft që sigurohet transparenca se kush mund të votojë nga jashtë.
Numërimi është transparent, do të bëhet nga KQZ. Numërimi i votimit do jetë njësoj në kohë si për diasporën, si për votuesit këtu. Gjërat teknike i janë deleguar KQZ, nuk ka punë parlamenti.
Për listat 1/3 të jetë e fiksuar, tjetra të jetë e hapur për konkurrim. Pse nuk e lemë të lirë? Ka një parim, ligji zgjedhor duhet të jetë uniformë. Dikur partitë e vogla në 2005-ën hiqnin dorë pasi shihnin votat, bënin marrëveshje. ODHIR tha se uniformiteti është i detyrueshëm, sepse konfuzojnë votuesin dhe elektoratin.
Varianti kushtetues është më i mirë. Mendoj që formula e gjetur nga kompromiset, edhe pse s’janë të gjithë dakord, reflekton interesat e forcave politike dhe interesin publik, në përputhje me ligjin.
Bylykbashi: Vendimi i Gjykata Kushtetuese ka krijuar një ngërç, duke e kthyer në kaos. Interpretimi do jetë me një serë ankesash nga kandidatët. Ka patur propozime nga më të ndryshme.
Ne na duhet të zgjidhim çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është një histori thjeshtë liste, por ka në themel grupin e dialogut që në mungesë të një dakordësie njëherësh të dizejnuar që nuk do i jepte mundësi pjesës dërrmuese që ta kapërcenin, të kërkohet zgjidhje nga propozime ekzistuese nga ekspertë dhe nga dispozita kushtetuese.
Jemi përpara një profilizimi të një sistemi tjetër. Janë dy lista të veçanta. Zgjedhësi të ketë mundësi të personalizojë me votën e tyre një numër të konsiderueshëm që nga viti 2005 nga parlamenti shqiptar. Vetëm tre arritën të kapërcenin renditjen në listë. Gjysma e deputetëve përcaktohen nga zgjedhësit.
Në nevojën për të hapur listat, pa prag, të bëjmë të mundur maksimumin që zgjedhësit të çojnë sa më shumë deputetë drejtpërdrejtë me votën e tyre në parlament.
Top Channel