Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, vazhdon të jetë aktive në rrjetet e saj sociale.
Ajo ka folur edhe për çiftin Romeo dhe Heidi, ndërsa për këtë të fundit u akuzua se ka kopjuar ngjyrën e flokëve.
“Ngele duke kopjuar Heidin me flokët që i ke bërë njësoj”, thuhej nga një komentues, ndërsa ajo i është përgjigjur me detaje: “Zemrat e mia me zor po pres me i rikthy sikur i kam pasur, por për me më dalë ngjyra karrot më është dashur t’i bëj me blanzh për me e hek urgjent edhe ka dalë ngjyra që e kam tani”.
Një ndër pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte pikërisht me Romeon. “Ke folur ose takuar me Romeon?”, ishte pyetja që iu drejtua.
“Po i kam takuar Romeon dhe Heidin në një prej lokaleve të Tiranës, kemi folur me pozitivitet, i kam ftuar edhe në Prishtinë, jemi përshëndet me përqafime të ngrohta dhe secili në punën e vet”, u shpreh ajo.
Top Channel