Një turiste në Londër mori një ‘dënim të ashpër’ nga kali i Rojës Mbretërore të cilit iu afrua për të bërë foto.
Megjithëse jashtë atraksionit turistik të Muzeumit të Kavalerisë Mbretërore ka një tabelë ku thuhet: ‘Kujdes, kuajt mund të kafshojnë ose godasin me shkelm’, kjo nuk mjaftoi që një grua të mbetej thuajse pa ndjenja nga kafshimi i papritur i kalit ‘në detyrë’.
Pak para saj një grua u refuzua nga kali, por përsëri gruaja vendoset pranë kokës së tij për të bërë foto.
Kali kthen kokën dhe e kafshon në krahun e bluzës Pink Floyd që ajo mbante veshur.
Gruaja shihet që lëshon një ulërimë dhimbjeje dhe shkon të miqtë e saj para se të ulet përtokë duke mbajtur krahun me dorë.
Më pas ajo shihet që ngushëllohet nga shoqet e saj që i bëjnë fresk me mjete rrethanore.
Por turistët nuk dukej se kishin mësuar nga incidenti dhe përsëri i afroheshin kalit e tentonin ta preknin.
Gruaja nuk kishte nevojë të dërgohej në spital, shkruanin mediat vendase.
Top Channel