Tragjike! Ndërron jetë papritur në moshën 25-vjeçare thjeshtra e kitaristit të Guns N’ Roses (fotot)

22/07/2024 16:21

Bija e bashkëshortes së Slash, kitaristit të grupit të njohur rock, Guns N’ Roses ka vdekur në moshën 25 vjeçare, njoftonte sot muzikanti në një deklaratë.

Slash konfirmonte në rrjetet sociale se Lucy-Bleu Knight kishte vdekur në Los Angeles më 19 korrik.

Lucy-Bleu kishte lindur në vitin 1998 me prindër Meegan Hodges e Mark Knight, ndërsa Meegan shoqërohet me Slash prej tre dekadash 1989.

Në deklaratë thuhej se Slash e konsideronte Lucy-Bleu si një nga fëmijët e tij.

Familja nuk zbulonte shkakun e vdekjes dhe kërkonte të mos spekulohej për shkaqet e shuarjes së parakohshme.

“Lucy-Bleu Knight, bija e dashur e Meegan Hodges e Mark Knight, thjeshtra e Samantha Somers Knight e Slash, ndërroi jetë në Los Angeles, më 19 korrik 2024.

“Ajo ishte një artiste e talentuar dhe e dashur.”

Deklarata shtonte: “Familja kërkon privatësi në këtë kohë dhe lutet të mos spekulohet në rrjet për ngjarjen, në këtë kohë dhimbjeje”.

Homazhe të shumta bëheshin për të renë.

Dikush shkruante: “Më vjen keq për humbjen tuaj, Lucy ishte një artiste e mrekullueshme”.

Prej 21 korrikut Slash kishte anuluar një numër eventesh nga turneu i tij muzikor, me emrin e çuditshëm S.E.R.P.E.N.T (gjarpri).

FOTO GALERI
1/3
Slash konfirmonte në rrejtët sociale se Lucy-Bleu Knight kishte vdekur në Los Angeles më 19 korrik.

Top Channel