Simpsons ‘kishin parashikuar’ kandidaturën e Kamala Harris, komentuesit habiten sërish nga seriali misterioz (fotot)

22/07/2024 15:58

Seriali i famshëm i animacionit ‘Simpsons’ duket se ka parashikuar dhe kandidaturën presidenciale të Kamala Harris në një episod të vitit 2000 teksa zv. presidentja pritet tashmë të sfidojë Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit 2024.

Pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara prej kritikave ndaj performancës së tij dhe njoftimin e zëvendësimit me zëvendësen Harris, ndjekësit e programit kanë vërejtur paralelizma të çuditshme me një episod ku Lisa Simpson bëhet presidentja e parë femër. Në episodin e vitit 2000, Lisa merr rolin e presidentes me një kostum të purpurt shumë të ngjashëm me atë që Harris mbante në ceremoninë e Biden në 2021.

Krahasimet arrinin në qindra në rrjetin X (dikur Twitter) teksa Biden njoftonte tërheqjen dhe njoftonte Harris si pasuese.

Claudia Jordan, aktore e serialit Real Housewives of Atlanta, shpërndante një foto të Harris e Simpson pranë njëra-tjetrës duke komentuar: “Jo më kot Simpsons e kishin parashikuar dhe këtë….”

Të tjerë komentues mbështesnin komentin; ” Simpsons godasin përsëri!”, shkruante një prej tyre, ashtu si dhe “E mbani mend kur Lisa u bë Presidente e SHBA në serialin Simpsons? Apo mos ishte gjë Kamala Harris? “, shkruante nje tjetër, sipas rrjetit britanik Express.

Por koincidencat nuk mbarojnë këtu. Sic sugjerohet, Lisa merr presidencën pas një mandati të trazuar të Donald Trump, ku ajo ankohet për “gropën e deficitit që ai ka lënë”.

Dan Greaney, skenaristi i episodit, tha për rrjetin Hollywood Reporter se subjekti konsiderohej si një “paralajmërim për Amerikën”.

‘The Simpsons’ ka krijuar një reputacion për parashikime të çuditshme të ngjarjeve të rëndësishme botërore, aq sa kritikët thonë se subjekti i tij mund te shkruhet nga njerëz me njohuri okulte që kanë dijeni për ngjarjet botërore.

Ata kanë parashikuar ngjarje të së ardhmes si sulmet mbi kullat binjake në New York, skandalin e FIFA, ardhjen e aparateve të teknologjisë , pandeminë, kontaminimin e ushqimit apo keqfunsionimn e makinerive të votës në SHBA.

FOTO GALERI
1/3
Seriali i famshëm i animacionit ‘Simpsons’ duket se ka parashikuar dhe kandidaturën presidenciale të Kamala Harris në një episod të vitit 2000

Top Channel