Tritol në derën e shtëpisë si paralajmërim për të mbyllur “gojën”?! Dy raste në pak ditë! Çfarë la pas shpërthimi në Pogradec e Elbasan

22/07/2024 11:22

Një shpërthim në sheshpushimin e një pallati në Pogradec ka zgjuar të terrorizuar banorët në orët e para të mëngjesit.

Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në afërsi të derës së banesës së Meardi Berberi, person me precedent të theksuar kriminal.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por dëme materiale, xhama të thyer, mure të krisura e tulla të rëna në tokë.

Por në vetëm pak ditë, tritoli në derën e banesës së Berberit bëhet i dyti, pasi në 14 korrik në derën e shtëpisë së Alda dhe Xhovana Nikollit u vu një tjetër sasi lënde plasëse.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre, Enea Thomarai, që sot është në luftë me jetën, në gjendje kome.

Ai u plagos pasi dera e shtëpisë i ra mbi trup, ndërsa nuk kishte asnjë lidhje me objektivin për të cilin ishte vendosur tritoli.

Policia ka nisur hetimet për të dyja rastet e këtyre shpërthimeve që vënë në rrezik edhe jetën e banorëve të tjerë që nuk lidhen me objektivin, që duket se autori/rët kanë zgjedhur që t’i paralajmërojnë ndoshta për të mbyllur “gojën” apo për t’i trembur për të tjera arsye.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA