Kapiteni karikon Atleticon: Reali? Vetëm dy herë përballemi me ta….

21/07/2024 17:10

Koke mban prej vitesh shiritin e kapitenit tek Atletico Madrid, skuadër dhe klub ku është një simbol. Frymëzim për shokët e skuadrës dhe idhull e hero për tifozët.

Edhe pse Reali i Madridit është përforcuar shumë dhe cilësohet si skuadra favorite për fitimin e La Ligës, mesfushori nuk dorëzohet.

Duhet të kemi entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por mbi të gjitha ëndrra të mëdha: kështu përgatitesh mirë për sezonin e ri.

Unë e përsëris gjithmonë se objektivat i vendos klubi, por ne futbollistët duhet të jemi ambiciozë dhe të shohim përtej limiteve tona.

Tifozët tanë presin të fitojmë trofe, të njëjtën dëshirë kemi edhe ne. Shpresojmë që sezonin e ri të sigurojmë ndonjë prej kupave. 

Reali? Ata kanë krijuar një ekip me yje dhe spektakolar, por ne e kemi detyrim të konkurrojmë me ta. Mos të harrojmë që nuk i luajmë të gjithë ndeshjet e kampionatit ndaj tyre. Do të sfidojmë Realin vetëm dy herë.

Ambicia nuk duhet të na mungojë, por më parë le të fokusohemi te ndeshja e parë kundër Villarealit. Një test i vështirë për ne”, u shpreh 32-vjeçari, pjesë e ekipit të parë “Colchoneros” prej vitit 2011. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA