Dyshime se tritoli u hodhi në erë makinën! Kush janë vëllezërit që u plagosën rëndë në Gramsh, pronarë të dy bizneseve  

21/07/2024 20:29

Dy vëllezërit nga Gramshi Algert dhe Erald Mine kanë mbetur të plagosur rëndë këtë pasdite, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka shpërthyer.

Nga informacionet e grumbulluara në vendngjarje nga gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku, mësohet se ata janë transportuar drejt Traumës, njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë.

Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur me tritol, por ende mbetet një pistë hetimi.

Dy vëllezërit pak kohë më parë janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë hapur biznese, njëri një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Të dy ata nuk njihen për persona problematikë, dhe asnjë precedent penal nuk figuron për emrat e tyre.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim, do të ketë një njoftim të plotë.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA