Nga Auron Tare

Shaban Qosja apo “Shaboni” ka qene një figure mitike e Tironës së viteve 50-60-tave. Brezi i ri nuk besoj se ka dëgjuar ndonjë këtë figurë piktoreske që bridhte rrugicave të Pazarit të Tiranës.

I vogël kam dëgjuar shpesh rrëfenjat e Non Ijes për Shabonin. Nënë Ija një plakë fisnike Tironse e fisit të Xhepajve që jetonte e rrethuar nga një oborr i madh me lule mbrapa dyqanit legjendar të Demnerit, tregonte se Shaboni ishte një mesoburrë me një hunde të stërmadhe.

I veshur me rroba të vjetra dhe me Opinga po aq të vjetra ishte i njohur si një personazh pa të cilin Pazari i Tironës nuk mund të kuptohej. Kishte një dyqan të vogel te Rruga e Kavajës dhe shiste fruta të cilat i blente nga katunarët e Tironës.

Shaboni bridhte nëpër Pazar nga një cep tek tjetri ku herë me të mirë e herë me të keq gërricej me katunarët që zbrisnin nga katundet e tyre, të cilët me kureshtje i shikonin hundën e tij legjendare. Hunda e stërmadhe e Shabonit ishte objekt kurioziteti dhe në Tironën e asaj kohe gjysëm qytet dhe gjysëm fshat fama e hundës të Shabonit ishte shpërndarë kudo. Shpesh kalamajtë e përndiqnin nga pas duke i thirrur në korr O Shabon Hundderri.

Një herë dyqanxhinjtë e Pazarit bënë me fjalë që kur Shaboni të kalonte nëpër rrugicat e tyre të mos i flisnin fare dhe as të mos e shikonin duke qeshur hundën e tij. Shaboni erdhi si zakonisht dhe pasi brodhi nga dyqani në dyqan i çuditur që askush nuk qeshte me të dhe askush nuk i fliste, nuk duroi dot por filloi të bërtiste me të madhe nga inati që katunarët nuk po përfillnin fare dhe nuk po i kushtonin asnjë vëmendje.

Shaboni iku dhe që nga ajo ditë thoshin plakat e Tironës së vjeter, Shaboni u bë me fiksime dhe gërricej me këdo që nuk i kushtonte vëmendje hundës së tij. Historia e Shabonit gjysëm e vërtetë e gjysëm legjendë mu kujtua për një “Shabon” modern nga Përmeti, qyteti qe e kam aq përzemër.

“Shaboni” nga Përmeti ku e ku një karikaturë e Shaban Qoses së vjetër, eshte nje sharlatan, të cilit si dyqanxhinjtë e Tironës dikur pasi Shaboni doli nga burgu i jepnin ndonjë kafe verësie, e kemi ndihmuar modestish. Mirepo mirënjohja në këto kohë është një virtut i panjohur për këta sharlatanë provincial.

“Shabon Përmeti” fatkeqësisht është një fenomen i kohës ku jetojmë, ku anti vlera shitet për virtut edhe ku për të paguar qiranë e shtëpisë i duhet të shajë dynjanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA