Neymar bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë dhe gjininë e bebit

20/07/2024 20:04

Së fundmi është bërë i ditur lajmi se futbollisti i famshëm, Neymar është bërë baba për herë të tretë.

Nëna e fëmijës së tij të 3-të, është një modele braziliane, që prej disa kohësh ka qenë në një lidhje me lojtarin dhe madje ka qenë pranë tij pas operacionit në gju.

Sipas mediave të huaja, modelja shoqëroi Neymar gjatë gjithë trajtimit pas dëmtimit, i cili ndodhi në tetor në një ndeshje kundër Uruguait dhe po aty ndodhi shtatzënia: gjatë kohës që ata kishin një lidhje, përfshirë edhe gjatë periudhës së rikuperimit të lojtarit nga dëmtimi i gjurit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neymar Jr (@neymarjr)

Sakaq Neymar ka mirëpritur në jetë fëmijën e tretë që është një vajzë që e ka quajtur Helena. E vogla erdhi në jetë nga lidhja e tij me modelen, Amanda Kimberlly, dhe lindi më 3 korrik, në Sao Paulo.

Rikujtojmë gjithashtu se tetë muaj pas ndarjes së tyre të bujshme, Neymar dhe Bruna Biancardi kanë vendosur që t’i japin një shans dashurisë së tyre. Ata janë rikthyer zyrtarisht së bashku. Neymar dhe Bruna janë fotografuar së fundmi në një koncert në Sao Paulo, ku dukeshin shumë të dashuruar, teksa i dhuronin puthje njëri-tjetrit.

Kujtojmë se ata u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm disa ditë përpara se Bruna të lindte vajzën e tyre, kjo për shkak të tradhtive të njëpasnjëshme të futbollistit me modele të ndryshme.

Top Channel