E çoi në një kamp veror, 7-vjeçarja shqiptare mbytet në liqen, babai i saj kërkon drejtësi: Pse nuk u kujdes njeri për Anisën?

20/07/2024 08:01

37-vjeçari shqiptar, Jetmir Murataj, ka kërkuar drejtësi për vajzën e tij të vogël që u mbyt në liqen dy ditë më parë, në një kamp veror, në Acquaviva di Caraglio, në zonën e Cuneos të Italisë.

Duke folur për median italiane “La Repubblica”, ai thotë se vogëlushja nuk ra rastësisht në liqen dhe se nuk ishte vetëm.

“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lihet një 15-vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”, ka thënë ai.

“Vajza e vogël ishte jeta ime, çfarë doni t’ju them”, shprehet Murati teksa prek gjoksin e tij. “Unë e rrita atë për shtatë vjet. Më djeg shumë. Këtu më djeg aq shumë sa nuk marr dot frymë”, tregon Murataj për Repubblica.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje dhe braktisje të fëmijëve, ndaj disa personave, pas mbytjes së 7-vjeçares Anisa Murati,

Pasditen e djeshme, e mërkurë 17 korrik, vajza e vogël u zhduk në zonën e bioparkit Acquaviva di Caraglio, pak pas orës 15:00. Ajo u gjet rreth orës 18.00 e pajetë, në shtratin e liqenit në sipërfaqe, pasi zhdukja e saj ishte vënë re rreth orës 16:30.

Vajza e vogël ishte në një grup të organizuar nga qendra verore e famullisë Demonte, qytezë në luginën e Sturës ku jetonte së bashku me familjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA