Deputeti i PD Myslim Murrizi në një shkrim, opinion, ka folur për librat e botuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, duke thënë se librat treguan dhe qëllimet e tyre.
Shkrimi i plotë:
Kështu që Bibliotekës do ti vij era M….manushaqe sa kohë që Shqiptarët do të mbajnë radhë për ti blerë e lexuar këto libra.
Dy librat qe shkruan Rama dhe Basha në fakt ishin treguesi më i qartë se kush ishte qëllimi i tyre. Rama shkruajti librin “Kurbani” dhe po i qëndron pik për pik të bërit Kurban të të gjithë “miqve” të tij në rilindje, në qeveri, e në PS, duke i shitur me radhë si desh apo dele për Kurban për në kokërr të burgut.
Pasi beri Kurban Shqiptarët qysh në mandatin e parë, filloi të bëj Kurban ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, nga Tahiri, Koka, Ahmetaj, Beqaj, Dako etj, deri tek dora e fundit e Kurbanit që pritet në 27 korrik në Kongresin Rilindjes.
Basha “ shkruajti” librin “Misioni im”.
Dhe në fakt po i qëndron fiks dhe pikë për pikë misionit të tij, siç ja kanë dhënë ose siç e ka marrë porosi. Së shpejti pritet që dalin në qarkullim dhe librat:
“Konçensionet”, me autor Beqajn-Manastirliun!
“Inceneratorët”, me autor Veliajn-Gjiknurin dhe “ kritik” letrar Ramën dhe Agaçin!
“IPARDI”, me autore Krifcën-Beqajn!
“Onkologjiku”, me autor Manastirliun-Koçiun!
“Bankers Petrol”, me autor Anila Denaj-Ben Ametajn-Ervin Meta dhe si “ kritik” letrat të gjithë drejtuesit e Qeverive nga viti 2004.
“MC Gonigal”, me autore Ramën-Duçkën-Nezën dhe si “kritik” letrar Lexi i Sorrisit-Yuri Kim.
“Investitorët strategjik”, me autorë Ramën-Deputetët dhe redaktore letrare një tufë qensh të pa ngopur nga të gjitha krahët e politikës që lanë mandatet për tu shpallur si të tillë.
“Kullat male të haleve të Tiranës”, me autore të gjithë halet e politikës që bëjnë sikur zihen dhe vjedhin si zagar së bashku.
“Spurdhjakët dhe dështakët”, me autor deputet të Bashës që shan me libër shtëpie Berishën dhe pas dy vite e gjysmë bredhje si pordha nëpër brekë u kthyen tek Berisha për të sharë me libër shtëpie Bashën.
“Debilat dhe servilat”, me autorë deputetë fluturak dhe ëndërrimtarë euroatlantik pro amerikano-europian anti-kinezo-korean.
“Dubai në Durrës”, me autor të gjithë llumhanet dhe trafikantët e botës së krimit dhe hajdutët e pushtetit që pastrojnë paranë e pistë të trafikut dhe hajdutllikut në emër të Sheikut.
“Vetingu dhe Dekriminalizimi”, me autor Sorrosin-Don Lun dhe Vllahutinin, por që pas betimit të Fredi Bejlarit si Eurodeputet mund të hiqet nga “ biblioteka” dhe të përdoret për në hale si letër higjienike.
Dhe libri i radhës që pritet të dalë në qarkullin në fund të këtij viti do të jetë “Ishulli i Sazanit”, me autorë Ramën dhe të gjithë bythe lëpirësit e kujtdo Presidenti te USA pas fitores së Presidentit Trump.
Aaahhhh… se desh harrova dhe librin e “5 Tuneleve”, që i kushtohet sakrificës së madhe të 3 biznesmenëve për ti mbushur mendjen 3 palë qeverive që të bëjnë 5 tunele për bizneset e tyre (Kukës, Kërrabë, Delvinë, Llogara dhe i Murrizit në rrugën e Arbërit)
Kështu që Bibliotekës do ti vij era M….manushaqe sa kohë që Shqiptarët do të mbajnë radhë për ti blerë e lexuar këto libra.
Top Channel