“Duhet ta kishim përmendur ligjin e luftës në vizitat në Greqi”, sekretari i Omonia-s: Çështjet juridike të adresohen te organet përkatëse

18/07/2024 22:46

Marin Suli, Sekretar i Omonia-s, i ftuar në Top Story për projekt deklaratën e miratuar sot në Kuvend për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, tha se duhet të ketë një marrëveshje të saktë që mos ketë nëntekste. 

Sipas tij, ka disa raste ku qytetarëve i është kthyer prona dhe se “ka pasur iniciativa në gjykatën e Greqisë, si për shembull një nga ato familjet nga Dropulli e ka marrë pronën dhe ka hotel tani”.

“Të gjitha palët duhet të vendosim një marrëveshje të qartë që kjo gjë të ezaurohet dhe mos të ketë nëntekste. Mund të ishte bërë shumë më parë, ne kemi shkuar në Greqi dhe nuk e kemi përmendur ligjin e luftës”, tha ai.

“Nuk mund të bëhet politik mbi vrasjet. Duhet të ikë ligji i luftës dhe të adresohen çështjet juridike pranë organeve kompetente. Jemi dy shtete që jetojmë në harmoni të plotë, nuk ka ndasi për shkak të këtij ligji. Komuniteti shqiptar i ka bërë respekt vetes së saj të punës dhe dinjitetit”, shton sekretari i Omonia-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA