Zyrtare, Modric edhe një tjetër vit si madrilen! Pranë rekordit historik

17/07/2024 15:35

Luka Modric do të luajë për Realin e Madridit në moshën 39-vjeçare. Tani është zyrtare, kroati rinovoi edhe për një sezon, deri në 2025.

Ajo që i duhet për të vënë qershinë mbi tortë të një karriere fantastike, do të kalojë Puskas duke u bërë lojtari me moshën më të madhe në historinë e klubit. Maksimumin në 122 vjet.

Kjo pasi Canoncito Pum ka luajtur një ndeshje Kupe në moshën 39 vjeç e 36 ditë, kundër Betisit në 1966. Kufi ky që Modric do ta kalojë nëse do të luajë pas 17 tetorit të ardhshëm, diçka që me siguri do ta bëjë.

Është që tani lojtari me moshën më të madhe të Realit në kampionat, por tani do të jetë edhe më i madhi në moshë që luan në të gjitha kompeticionet. Kroati që në shtator mbush 39 vjeç ka ende forcën dhe pasionin për të vazhduar, dhe do ta bëjë për të paktën edhe për një vit, pasi hodhi firmën deri në 2025.

“Dua të vazhdoj pasi e meritoj, dhe jo sepse ma falin, nuk më kanë falur kurrë asgjë në jetë dhe nuk dua ta bëj tani”, deklaronte Modric pak kohë më parë. Një frazë simbolike.

Modric nuk e lë futbollin pasi ka ende gjallë flakën e ambicies sportive dhe Reali i Madridit rinovon me të pasi gjykon se ka ende çfarë t’i japë futbollit. Gjithsesi Modric ka pranuar reduktimin e pagës pothuajsë përgjysëm, pasi e kupton se është në perëndimim e karrierës dhe ky është një cikël natyral.

Do të ketë një rol dytësor dhe kjo dihet, edhe në vitin e kaluar Modric nuk u integrua mirë dhe përfundoi në stol pasi zuri vendin Bellingham, por ky ishte një test besnikërie/ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA