Presidenti Joe Biden tha se ai do të hiqte dorë vetëm nëse do t’i shfaqej një “komplikacion shëndetësor”, raporton New York Times.
Sipas Times, Biden u pyet nëse kishte ndonjë arsye që do ta bënte atë të rishikonte qëndrimin në garën presidenciale.
Në përgjigje, presidenti tha: “Nëse do të kisha ndonjë problem mjekësor, nëse dikush, nëse mjeku do të vinte tek unë dhe do të më thoshte, ju keni këtë ose atë problem.”
Në fillim të këtij muaji, Biden tha gjatë një interviste me prezantuesin e ABC-së, George Stephanopoulos, se ai do të tërhiqej nga gara vetëm nëse “Zoti i Plotfuqishëm” i thoshte që ta bënte këtë.
Komentet e Biden vijnë mes thirrjeve në rritje nga demokratët për t’u tërhequr nga gara, mes shqetësimeve për moshën dhe gjendjen e mendore, veçanërisht pas performancës së tij të dobët në debatin kundër Donald Trump.
Top Channel