
25/02 09:55
Struga është mundur 1-2 nga Slovan Bratislava në Ohër, në sfidën e kthimit të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga gara.
Sfida e parë u mbyll me fitoren 4-2 të ekipit sllovak, duke ika bërë gjërat më të vështira kampionëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk ia dolën dot në ndeshjen e kthimit.
Takimi nisi më mirë për miqtë, të cilët shënuan që në minutën e 9’ me Weiss, ndërsa Ristevski shënoi në portën e tij duke dyfishuar shifrat, teksa goli i Compaore në minutën e 85’ vlejti vetëm për statistikë.
Kështu Struga do të kalojë në Ligën e Konferencës, aty ku pret të mësojë kundërshtarin.
Top Channel