Kryeministri Edi Rama komentoi rritjen e paprecedentë të çmimeve në jug të vendit.
Gjatë takimit me kryebashkiakët, ai u bëri thirrje që të flasin me operatorët turistikë.
Rama: Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq që do të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmime as të hoteleve as të restoranteve.Janë dy pikat e një rritje absurd të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’u thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit e padrejtë është e paperceptueshme për ata që duan të fitojnë, se perceptojnë, është vetëvrasje për ata vetë, duhet të komunikoni dhe të flitet që rrija e paligjshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër.
Se po të ishte ka kollaj, para se të jetë vonë është e rëndësishme që të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që të jenë të arsyeshme, është çështje dijeje dhe ideja që meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë, ne po ia hedhim në erë të gjithë tavanet e arsyes së çmimeve, është ide tepër e çmendur, ndërkohë shikoni Durrësin, Shëngjin, stabël.
Top Channel