Gjatë dy ditëve të ardhshme (e enjte dhe e premte), Kosova pritet të ketë reshje shiu, shkarkim rrufesh dhe rrezik për breshër. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të enjten do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Edhe gjatë ditës së premte, sipas IHK, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas IHK edhe sot ( 17.07.2024) gjatë natës parashihet në shumë pjesë, kryesisht në viset e larta të ketë stuhi shiu dhe shkarkime rrufesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA