Një njeri ka vdekur mbrëmjen e sotme dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në qendër të Parisit kur një automjet ka goditur papritur restorantin ku ata po darkonin, në bulevardin Avenue du Père-Lachaise.
Drejtuesi ishte larguar më pas nga vendngjarja ndërsa një pasagjer i tij ishte arrestuar, tha policia franceze.
Ngjarja e rëndë në zonën qendrore ‘20th arrondissement’ ende nuk ka shkak apo motiv por ka shkaktuar një gjendje të lartë alarmi sigurie në kryeqytet, para Lojrave Olimpike te shume-promovuara që nisin më 26 korrik.
Autoritetet thanë se ngjarja është ende në hetim dhe do të përditësojnë informacionet sapo t’i kenë ato.
Zhvillimi i rëndë vjen mes situatave po aq të rrezikshme të hasura në shumë qytete të botës vitet e fundit, si në raste të sulmeve personale apo të ideologjisë, ose humbjeve të papritura kontrollit të mjeteve që kanë shkaktuar viktima të pafajshme.
Top Channel