Kreu i SHISH, Vlora Hyseni raportoi në Komisionin e Sigurisë këtë të mërkurë.
Raportimi Vlora Hysenit u fokusua tek puna e SHISH gjatë vitit 2023.
“Gjatë vitit objekt raportimi, kontributi informativ i SHISH, ka qenë dinamik, vlerësues e paralajmërues ne nivelin strategjik për çështje të sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare dhe konkret dhe i dobishëm për kundërvënien me agjencitë ligjzbatuese. Kemi rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore si me SPAK, BKH, DPPSH, prokuroritë e rretheve gjyqësore etj. Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH, janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimeve të jashtëligjshme brenda dhe jashtë vendit”, tha Hyseni.
“Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, kundër spiunazhin ku përfshijnë kundërvënie të shërbimeve të inteligjencës serbe e ruse dhe shteteve të tjera me qëllime armiqësore me Shqipërinë”, shtoi ajo.
Top Channel