Kryeministri Edi Rama nuk ikurseu batutat me Pjrein ndreun gjatë takimit me kryebashkiakët.
Rama: Entoni ti ishe kampioni i rindërtimit, e bëre Shijakun avangardin e rindërtimit, duhet të bëhesh kampioni i legalizimeve, sepse kur i thoja Pjerin Ndreut merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte rindërtimi për ne është punë e vogël, tani duhet që shembullin tënd t’ja tregoj Pjerin Ndreut dhe t’i them ja si bëhen legalizimet, se s’do rrijë duke të lavdëru ty policia.
Pjerin Ndreu: Meqenëse kjo njolla e policit më ka ngel, s’ma hiqni
Rama: Nuk është njollë ajo është nder. Po të mos ishe polic s’do të ishe dot kryetar bashkie.
Ndreu: E kam për nder, po bëj pak policin.
Rama: Ai merak do të dalë me shpirtin. Fitore e madhe për Shëngjinin.
Ndreu: Kur doni me sha njeri thoni bën si polic, kur do me bo policin s’na lini
Rama: Pse përhap lajme të rreme, po këtë shaka e bëre si polic.
Pjerin Ndreu: Nuk janë reflektuar disa nga ato që ne kemi diskutuar në Këshill, disa gjëra duhet të ishin më të përcaktuara. Mund të bëjmë më mirë, mund t’i dedikojmë detyrat më saktë, të bëjmë disa predispozita detyruese. Si ta vendosim, sa duhet të jetë numri I njerëzve.
Rama: Nuk je shumë i qartë këto, këto janë të gjitha të sqaruara. Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Do të vendosë dosjet prioritare, Kadastra duhet t’i marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çfarë nuk shkon sipas jush, do të duhet të referohet te ministri.
Pjerin Ndreu: S’po bëjmë debat.
Rama: Me këtë konkluzion të Policisë, ju falenderoj të gjithëve dhe punë të mbarë.
Top Channel