Kampioni i Europës pranë Milanit, marrëveshje deri në 2028-ën dhe 5 mln euro në sezon

17/07/2024 08:13

Katër vjet me 4.5 deri në 5 milionë euro pagë në sezon.

Milani është gati të përqendrohet tek Alvaro Morata, si njeriu kyç i merkatos së tyre, me një operacion total që kap vlerën e pothuajse 50 milionë eurove, ku të paktën 13 milionë i referohet akordit dhe 32 për pagat sezonale. Një ditë pas fitores me Spanjën në Kampionatin Evropian, Morata është edhe kryefjala e lajmeve të tregut të transferimeve.

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, konfirmoi për “TeleCinco” se Morata ndoshta do të jetë një lojtar i Milanit:

“Rikthimi në Itali është zgjidhja e tij ideale dhe Milani është një klub i madh që mund ta mirëpresë atë. Është shumë herët për të menduar për sezonin e tij të parë me kuqezinjtë.

Një lëvizje në Milano nuk është aktualisht e planifikuar për Moratën, pasi sulmuesi do të shkojë me pushime. Referuar mediave italiane, Morata dhe Milani janë pranë një marrëveshje katërvjeçare me opsion rinovimi. Sipas planeve të klubit, kuqezinjtë kërkojnë edhe një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor shkatërrues.

Gjithashtu Milani dëshiron edhe një sulmues tjetër, nëse Milani gjen një destinacion për Luka Jovic, ku në këtë repart preferohet Tammy Abraham. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA