Debat i ashpër te Shëndetësia/ Ministrja Koçiu: Ritëm buxhetin për barnat, Vokshi ndërhyn me tone të larta: Ilaçe të skaduara, duhet të jepje dorëheqjen

17/07/2024 14:09

Deputetja Albana Vokshi ka folur me tone të larta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pas raportimit të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, lidhur me situatën e ndodhur në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale.

Ajo u shpreh se është ndërhyrë në sistem për të ndërruar datat e skadencës së ilaçeve dhe ministrja e Shëndetësisë, Alaban Koçiu duhet të jepte dorëheqjen. Në debat ndërhyri kryetarja e komisionit dhe deputeti Florenc Spaho.

Pjesë nga debati:

Koçiu: Buxheti për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për vitin 2024 është rritur me 42.3% krahasuar me vitin 2013.  Në vitin 2013, QSUT përballej me mungesë barnash dhe materialesh mjekësore bazë, jo më të flitej për mbulimin e sëmundjeve tumorale. Sot, buxheti i alokuar për barna dhe materiale mjekësore për QSUT në vitin 2024 është rritur me 28% krahasuar me vitin 2013.

Vokshi: Në informacion që kam keni donacion 180 tableta. Sot nuk ka kontratë ka mbaruar. Kjo është skandaloze nuk keni kontratë dhe nga brenda QSUT më thonë që as nuk kanë ndërmend të vijnë

Zonja ministre mos ndërhyni. Nëse ndërhyni në sistem për të ndërruar datat e skadencës kjo është skandal, kushdo që e urdhëroi që unë kam informacion që e ka bërë ish drejtoresha Albana Fico, duhet të mbajë përgjegjësi.

Deputeti Florenc Spaho kërkon fjalën

Kryetarja e komisionit: Të nxjerr jashtë

Vokshi: E morën urdhrin këta për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të jepte dorëheqjen jo të ishte këtu.

Spaho: Ça muhabeti po bën? Ku i ke prerë flokët? Ku i ke lyer? Ça i keni këto muhabete?

Vokshi: Po çfarë po flisni? A s’keni turp?!

Spaho: Turp nuk keni ju që flisni kështu. Si i drejtoheni një zonje ashtu?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA