Akulloret e kontaminuara/ Shalsi në komision: Hodhët një bombë, s’është raportuar! Kreu i KLSH: Rasti ka kallëzim penal, por nuk e kemi bërë publik

17/07/2024 11:25

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.

Shalsi tha se rasti i audituar nga KLSH nuk është raportuar.

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga ana e kreut të KLSH, Arben Shehu tha se rasti është raportuar, ka edhe kallëzim penal, por nuk është bërë publik.

Shalsi: Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?

Shalsi: Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje.

Shehu: Është i rëndësishëm stabiliteti i institucionit dhe institucioneve. Është një situatë dhe jo një rast, e kam vlerësuar dhe i kemi dhënë vlerësimin e duhur në tërësi dhe  e kemi trajtuar për ta lidhur me logjikën siç nevojitet jo ndëshkimi i një individi apo jo një grup individësh.

Spaho: S’po ju pëlqen përgjigja e tij, po i bën presion.

Shalsi: Dy pyetje pra, kryetar fjala për ju.

Shehu: Ndihemi keq jo vetëm unë personalisht por edhe kolegët kur vihemi para një përgjegjësie të tillë, nuk kemi për qëllim të ngarkojmë apo të shikojmë në pozita cilido shtetas shqiptar, jo vetëm institucioni por edhe njerëzore, e kemi trajtuar situatën e Onbkologjikut, ka marrë atë rëndësi që ka marrë.

Shalsi: Pse në 2024 rasti i 2021, akulloren?

Kreu i KLSH: Është trajtuar për shkak të rëndësisë që ka nevoja emergjente për sëmundjet tumorale në lidhje me këtë produkt. E kemi konstatuar gjithë rekomandimet tona, gjithsesili nga institucioni jo vetëm është në dijeni por duhet të merrte masat. Nëse ju e vlerësoni, por rasti konkret është pasqyruar, jo vetëm në institucion, por në procesin që ligj na lejon.

Shalsi: Ka disa çështje dhe dje doni apo s’doni ta pranoni është përhapur panik dhe njerëzit janë të alarmuar. Nuk është aspak qëllimi ynë. Unë dhe një pjesë e kolegëve nuk do t’i lejonim asnjë lloj qëndrimi institucioneve.

Shehu: Raporti në fjalë që ju e trajtuat si mungesë informacion është vënë në dispozicion në vitin 2022, akullorja. Qëlimi është parandalimi sa të jetë e mundur, rasti ka kallëzim penal, nuk e kemi bërë publik për shkak të vlerësimit tonë.

Shalsi: Pas raporti të auditimit a keni bërë një kallëzim penal? Dhe nëse keni bërë.

Shehu: Është bërë lidhur me dy institucione të tjera. Ne nuk jemi organ hetimi, pro auditues.

Mziu: Zoti kryetar nuk jemi në kafene. Do ishe mirë për teatër, je bërë si adoleshentët me telefon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA